Kryefjala Logo

Koktejlet e verës që mund ti përgatisni edhe vetë

20 Maj, 2022 | 1:27 pm

Koktejlet duken të vështira për t’u përgatitur kur i shijojmë nëpër lokale apo clube dhe ideja se mund ti përgatisim kur të duam në shtëpi na duket diçka e pamundur.

Recetat që kemi zgjedhur për ju janë kaq të thjeshta sa do ti bëni menjëherë:

1•Mai Tai
-60 ml Rum
-Gjysmë gote çaji me copa të vogla ananasi
-2 copa ginger
-Gjysmë luge jaseminë të tharë
-90 ml lëng ananasi
-60 ml lëng portokalli
-1 lugë çaji shurup shege
Përgatitja:
Vendoseni rumin, gingerin, jaseminin dhe copat e ananasit në një gotë dhe lërini sëbashku për 15 minuta.

Më pas do të shtoni në gotë lëngun e ananasit dhe tē portokallit bashkë me shurupin e shegës.
Shoqëroni koktejlin me disa copa akulli dhe është gati për t’u shijuar.

2•Keto Margerita
Kjo është më e thjeshta!
Ju duhet vetëm një mixer ku do kombinoni tekila,1lugë portokalli dhe 2 lugë lëng limoni.
Ju bëftë mirë!

3•Frose
-30ml Vodka
-60ml verë Roze
-10ml lime
-15ml limon
-35ml shurup
-15ml lëng rrushi
-copa të vogla pjeshke
Përgatitja:
Mjafton të gjithë përbërësit në një gotë enkas për koketil duke i shtuar akull,e pëziejmë mirë për të krijuar një masë homogjene dhe e zbukurojmë me petale trëndafili.

Të ngjashme