Kryefjala Logo

Koha kalon, ne bëhemi më të mirë apo më të këqinj? Mësojeni këtu.

17 Mars, 2022 | 12:23 pm

Një grup me psikologë gjermanë dhe amerikanë kanë realizuar në Universitetin e Huston një studim .

Studentët  u vunë përballë testeve të ndryshme për vetëbesimin, stabilitetin emocional, aftësitë në udhëheqje, ndjeshmërinë etj.

Pjesë e këtij studimi u bënë 400.000 persona, por deri në fund të studimit qëndruan vetëm 2000 persona.

Së fundmi, këta individë iu nënshtruan të njëjtave teste dhe rezultatet ishin shumë më të larta.

Ata shfaqen më të saktë, më të pjekur, më sensitivë dhe të ndjeshëm ndaj ndjenjave të personave të tjerë.

Por duhet thënë se tek disa ndryshimet ishin më të ndjeshme, e tek të tjerë më pak, sërisht kishte diferencë të madhe mes personalitetit të tyre në adoleshencë, nga ai aktual.

Kjo tregon përmirësim në personalitet dhe dëshirën për tu ‘rritur’

Të ngjashme