Lifestyle
Kjo shenjë e horoskopit është më mirë beqare se në një lidhje
5 Tetor, 2022 | 11:47 am

Lidhja e Hënës me Saturnin do të na bëjë të mendojmë nëse të qenit beqar duhet të jetë një opsion apo jo.
Ne priremi të mendojmë se jeta jonë do të jetë e gjatë dhe shpresojmë të shëndetshme.
Me këtë lloj të menduari ne natyrshëm supozojmë se mund të marrim kohën tonë për gjithçka.
Por koha kalon shpejt dhe ndonjëherë gjendemi aty ku nuk pritëm të ishim.
Një shenjë e horoskopit po kalon nëpër këto ujra.
Cila është?
•Shigjetari
Pasi të keni shijuar beqarinë ju mund të mos ktheheni më kurrë në lidhje.
Historia juaj e jetës ju ka treguar se të qenit partner mund të jetë një gjë shumë e bukur,por për dikë tjetër.
Ama kjo është jeta juaj dhe ju e njihni veten shumë mirë.
Në jetën tuaj, ju jeni interesi numër një dhe kjo nuk është mendjemadhësi por respekt për veten.
Ju veçanërisht keni shumë pak nevojë për atë lloj marrëdhënie romantike që është e rezervuar për të tjerët.
Ju jeni partneri juaj romantik dhe nuk vuani për një të tillë.
Askush nuk e përmbush ndjenjën tuaj të fantazisë prandaj pse të shqetësoheni? Marrëdhëniet e kaluara ju kanë treguar se gjithçka që përfundoni nga këto gjëra është aftësia për të humbur veten.
Ju largoheni nga romancat tuaja duke u ndjerë sikur keni humbur diçka jetësore dhe keni të drejtë.
Gjatë Hënës në lidhje me Saturnin ju do të kërkoni fuqinë tuaj dhe do të mbeteni të lumtur dhe të pashqetësuar në beqarinë tuaj.