Lifestyle
Kjo artiste rriti inflacionin në Suedi…
6 muaj më parë

Beyonce e nisi turneun e saj botëror nga Suedia.Në vend u rrit numri i rezervimeve në hotele dhe restoranteve. Sipas statistikave, inflacioni u rrit me afro 10% në muajin maj.
Suedia raportoi inflacion më të lartë se sa pritej prej 9.7% në maj. Rritja e çmimeve për hotelet dhe restorantet qëndronte pas saj.
Michael Grahn, ekonomist në Danske Bank, tha se ai mendonte se Beyonce ishte “fajtore” për këtë rritje.
Nuk ka dyshim se turneu i parë solo i këngëtares pas shtatë vitesh shënon një moment të madh ekonomik. Të paktën një vlerësim sugjeron se fitimet mund të arrijnë pothuajse 2 miliardë paund deri në përfundim të shtatorit.