Lifestyle
Kikirikët të zgjasin jetën?
17 Qershor, 2021 | 9:07 am
Dihet prej kohësh që arrat zbulojnë një numër të lartë përfitimesh për trupin e njeriut pasi ato janë të pasura me lëndë ushqyese thelbësore duke përfshirë fibra, kripëra minerale, acide yndyrore mono të pangopura dhe poli të pangopura dhe antioksidantë. Për më tepër, disa studime kanë treguar se konsumi i arrave do të çonte në një njmër të zvogëluar të sëmundjes koronare të zemrës dhe gurëve të tëmthit me një efekt të uljes së kolesterolit.
Tani, sipas një studimi të ri të botuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë, është zbuluar gjithashtu se një sasi modeste në ditë e kikirikëve do të ndihmonte në uljen e rrezikut të vdekshmërisë dhe zvogëlimin e zhvillimit të sëmundjeve kronike duke përfshirë frymëmarrjen, neurodegjenerative, diabetin dhe zemrën.
Rezultatet tregojnë se nivelet e vdekshmërisë do të ishin më të ulëta me konsumimin e 15 gram arra ose kikirikë mesatarisht në ditë, ose rreth gjysmë grusht. Marrja më e lartë nuk shoqërohej me ulje të mëtejshme të rrezikut të vdekshmërisë.
Shkencëtarët kanë treguar gjithashtu se ngrënia e kikirikëve të patrajtuar, domethënë e papërpunuar në gjalpë kikiriku, do të ishte edhe më mirë sepse gjalpi i kikirikut shumë shpesh përmban aditivë jo të shëndetshëm, të tilla si kripa dhe vaji i palmës.