Lifestyle
Këta janë fëmijët që krijuan një pyll për t’ia dhuruar qytetit
4 Dhjetor, 2024 | 9:16 am
Ky është Simone.
Ai jeton pranë malit Ardizio, në rajonin Marche. Ai e do pyllin, i pëlqen të ecë në gjelbërim dhe të jetë në kontakt me natyrën.
Simone përpiqet t’ia përcjellë këtë pasion edhe djalit të tij trevjeçar.
Ai e mëson atë të kujdeset për mjedisin. Ndërkohë ai sheh se disa sipërmarrës vendas po investojnë në botën e sportit, duke krijuar struktura që fëmijët të luajnë. Edhe ai dëshiron të bëjë pjesën e tij, në fushën që mendon se është më e mira e tij.
Simone blen një hektar e gjysmë tokë dhe blen pemë dhe shkurre mesdhetare, mbi një mijë lloje të ndryshme.
Lisat, gjembat, fshesat dhe murrizat. Për t’i mbjellë, ai përfshin fëmijët e Institutit Bujqësor. Ideja është aq e përhapur sa që marrin pjesë edhe fëmijët e shkollave fillore dhe kopshteve. Simone shikon të gjithë ata të rinj të mbledhur për të mbjellë pemë dhe imagjinon momentin kur do të hapë pyllin për publikun.
Do të ketë një zonë pikniku për familjet, një zonë për reflektim dhe meditim. Ka dhe pamje nga deti, nuk mungon asgje. Ai e quan projektin e tij Pylli Olmo, dhe ia dhuron atë qytetit të Pesaros. Simone ëndërron të krijojë një rrjet njerëzish që transmetojnë dashurinë për mjedisin brez pas brezi. Ai shpreson që fëmijët e sotëm dhe të nesërm, përfshirë djalin e tij, do ta bëjnë këtë ata do të kujdesen.