Lifestyle
Këshilla të vlefshme si ti shpjegosh fëmijës pse njerëzit janë raca të ndryshme
9 Mars, 2022 | 12:38 pm
![](https://kryefjala.com/wp-content/uploads/2022/03/597D567A-1DFC-4401-B531-27AD8258EA31.jpeg)
•Këshilla e parë është të jeni të qartë dhe të sinqertë me fëmijën. Ata nuk gjykojnë, ndaj arsyetimi do jetë më i lehtë për t’u bërë. Fëmijët i besojnë çdo gjykimi që kemi ne dhe për sa kohë flasim siç duhet me ta, do ju japim mësimet e duhura.
•Duhet t’i tregoni fëmijës se çdo njeri, i madh apo i vogël është ndryshe nga çdo person tjetër. Mos harroni që çdo pyetje që bën fëmija, sado e rëndë të duket është pa tendencë, thjesht kuriozitet i hapur.
•Nxite fëmijën ta pranojë personin përballë sado ndryshe të jetë duke e ftuar të bëjnë aktivitete të ndryshme bashkë. Edhe nëse një vajzë ka vetëm një dorë, duhet ta mësosh fëmijën të shohë më të mirën tek kjo veçori.
•Edhe pse janë të ndryshëm, njerëzit kanë shumë të përbashkëta. Mësoja edhe këtë fëmijës.