Lifestyle
Keni dyshime se “shoqja” juaj pëlqen të dashurin tuaj?Kuptoheni njëherë e mirë
9 Qershor, 2022 | 11:43 am
Sa raste kemi dëgjuar ose njerëz që njohim ,kur “shoqja” i rrëmben burrin apo të dashurin shoqes?
Psikologët thonë se ende nuk është gjetur arsyeja pse ndodh kjo gjë, por ekzistojnë disa shenja si ta kuptoni:
1-Bëhet nervoze kur ju shikon të lumtur
Nëse e shikoni sikur xhelozon për lumturinë tuaj, bëni kujdes. Ajo po ndjen diçka për të dashurin tuaj,po kërkon lumturinë tuaj për vete.
2-Ju pyet për intimitetin tuaj
E dimë se mes shoqesh flitet hapur në lidhje me jetën intime , por nëse këto biseda shtohen, diçka nuk shkon.
Pse duhet t’iu pyesë kaq shumë? Dyshoni!
3-Kritikon gjithçka që ka lidhje me të dashurin tuaj
Ajo po përpiqet të nxjerrë anën negative të gjërave që ai bën dhe nëse e bën shpesh këtë gjë dëshiron që ju të debatoni me të dashurin tuaj. “Shoqja” juaj po përcjell vetëm negativitet.
4-Merr pa pushim në telefon
Telefonatat mes shoqesh janë normale por nëse ju telefonon ose shkruan vazhdimisht edhe në ditët që ju i keni thënë se jeni të zënë diçka nuk shkon.
Ajo dëshiron të jetë në dijeni të vazhdueshme me aktivitetet tuaja në çift dhe të bëhet pjesë e tyre.