Katër teknika të çmuara për të qetësuar mëndjen

2 vite më parë

Mund t’ju duket e pamundur, por faktikisht mund ta bëni këtë. Ne jemi krijesa që adoptohemi lehtë dhe mund t’i përvetësojmë shpejt zakonet e reja.

Teknikat që ju ndihmojnë të krijoni një mendje paqësore dhe të ktheheni tek vetvetja:

1-Përqendrohuni në pjesën pozitive të vetvetes

Mendimet negative ekzistojnë vetëm se ne i lejojmë. Bota fizike është produkt i mendimeve tona. Përqendrohuni vetëm në gjërat që ju bëjnë të lumtur. Është koha ta ushtroni trurin dhe kështu do të ndiheni më paqësorë. Mbani mend se energjia rrjedh aty ku gjendet vëmendja.

2-Përsëritni fjalë paqësore

Për çfarë mendoni? A janë mendimet tuaja të përqendruara në detyrat ditore apo në fjalë të ndryshme? Të pasurit një mënyrë pozitive të të menduarit gjithë kohën është diçka sfiduese, por ju mund t’i ndaloni mendimet negative duke përsëritur fjalë të thjeshta dhe paqësore. Siç është: qetësia, paqja, dashuria, relaksi, plazhi, etj. Fjalët janë më të fuqishme sesa mund ta mendoni.

3-Meditoni rregullisht

Meditimi është i mirë për ju në shumë mënyra. Ai ju ndihmon të ndalni ortekun e mendimeve që ju sulmojnë vetëdijen. Ngadalësoni mendimet dhe vëzhgojeni veten përmes frymëmarrjeve të kontrolluara dhe syve të mbyllur. Meditimi ju sjell vetëbesim dhe ju ndihmon të ballafaqoheni me sfidat e ditës.

4-Rilidhuni me natyrën

Pauza e drekës në parkun e afërt është një mënyrë e mirë për t’u rilidhur me natyrën. Shkoni për një pushim dhe largohuni nga stresi. Forcojeni lidhjen tuaj me natyrën dhe mendja do t’ju ndryshojë. Largojeni stresin. Gjërat materialiste nuk ju bëjnë të lumtur, por Nëna Natyrë e bënë vërtet këtë!

Të ngjashme