Kryefjala Logo

Katër mësime të thjeshta për të shpëtuar martesën tuaj

19 Shtator, 2021 | 4:59 pm

1-Seksi

Për pjesën më të madhe, seksi është një nga fakotrët kryesorë që e mban marrëdhënien të gjallë. Nëse çiftet përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të mos e bërë marrëdhënien monotone, i japin mundësinë vetes ta mbajnë martesën të gjallë. Madje edhe për të rregulluar marrëdhëniet e prishura. Çifte të ndryshme kanë treguar disa sekrete nga eksperiencat e tyre. Disa prej tyre u shprehën se kishin lexuar “50 hijet e Greyt” dhe se kjo e kishte shpëtuar martesën e tyre. Ndërsa disa të tjerë e cilësuan si shpëtim të monotonisë së marrëdhënies së tyre, përdorimin e fjalëve të pista gjatë seksit.

2.Ndryshimet e vogla dhe të mëdha në jetë

Kur ndryshimet në jetën e secilit i bëni bashkë, kjo e çon para marrëdhënien. “Të gatuarit bashkë, na afroi shumë mua dhe bashkëshortin tim. Ne ishim në prag të divorcit dhe kjo na shpëtoi”, u shpreh një grua. Ndërsa një tjetër rrëfeu se teksa ishin në prag të divorcit, burri i saj u largua për të vizituar familjen e tij. Kjo distancë i kishte bërë shumë mirë marrëdhënies së tyre dhe tani dashuria mes tyre ishte më e fortë se kurrë.

3.Lojërat e pafajshme

Kjo është e vërtetë dhe jo vetëm për lojërat seksuale, edhe për ato më të pafajshmet. “Sa herë që mërzitem me bashkëshortin tim, hap lojën e tij të preferuar. Tingëllon si diçka e papjekur, e di, por kjo ka ruajtur martesën tonë”, shprehet një grua.

4.Duke parë mirëqënien tuaj

Dhe pastaj do ta kuptoni sesi mendja dhe trupi juaj kanë shumë ndikim mbi marrëdhënien tuaj. Këshillimi është një mënyrë e mirë për ta ruajtur marrëdhënien tuaj dhe për të shpëtuar nga divorci.

Të ngjashme