Kryefjala Logo

Kalendari shënon fundjavë. Ja parashikimet e astrologut Paolo Fox

29 Korrik, 2022 | 12:31 pm

Dashi-Sot do të ishte më mirë të gjenit kohë për të pastruar zemrën dhe për të diskutuar gjithçka që nuk shkon me partnerin . Në punë dita sjell lajme të reja.

Demi-Kjo nuk është dita më e mirë për ndjenjat dhe mund të ketë zënka me partnerin tuaj, por nuk keni pse të mërziteni. Në punë merrni kohë për t’i bërë gjërat siç duhet.

Binjakët-Hëna ju mbështet me anë të emocioneve dhe pozitivitetit.
Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje dhe të realizoni projektet e vjetra.

Gaforrja-Surpriza të papritura vijnë në dashuri.
Mundësi të mira ka për beqarët ndaj mos e humbisni shpresën.
Bëhuni më të qetë në punë sepse i keni të gjitha aftësitë për të bërë mirë.

Luani-Në dashuri duhet të fillosh të kuptosh se kë ia vlen të kesh pranë dhe kë jo. Mos humbisni energji me ata që nuk ju meritojnë.
Në punë mos anashkaloni problemet dhe trajtojini ato me prioritet.

Virgjëresha-Në dashuri po përqendroheni te vetja dhe dëshirat tuaja duke përjashtuar ato të partnerit.
Keni shumë energji në punë,shfrytëzojeni sa më shumë.

Peshorja-E bukur kjo ditë për ndjenjat,ju jeni më pozitiv se zakonisht dhe jeni në gjendjet’i shihni gjërat ndryshe. Në punë do të arrini rezultate të shkëlqyera.

Akrepi-Në dashuri bëni kujdes sepse sot keni një hënë të keqe. Në punë është më mirë të mos humbisni shumë kohë,fokusohuni dhe shmangni shpërqendrimet.

Shigjetari-Keni një nevojë të madhe për të komunikuar me partnerin tuaj.
Ju dëshironi të ndryshoni jetën tuaj nga të gjitha këndvështrimet dhe madje edhe në punë duhet të gjeni një fillim të ri.

Bricjapi-Sot nuk ju mungon optimizmi .Ju duhet të rrethoheni me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe nuk ju ulin moralin. Në punë së shpejti do arrini të gjeni stimuj të rinj.

Ujori-Bëni kujdes sepse në dashuri ka pak nervozizëm. Durim ju këshillojmë sepse së shpejti yjet do të sjellin lajme të mira për ndjenjat dhe madje edhe në punë.

Peshqit-Sot duhet të jesh e qetë dhe të rigjesh qetësinë në dashuri.
Në punë qëndroni të fokusuar dhe mos e humbisni kurrë vlerën tuaj të cilën shpesh për fat të keq e harroni.

Të ngjashme