Lifestyle
Ka gjithmonë një herë të parë.Si të kuptoni se keni rënë në dashuri:
10 Mars, 2022 | 2:46 pm
1-Bëhu objektiv
Sigurisht që nuk është e lehtë ta zgjidhësh këtë ekuacion, por duhet provuar. Mendo se çfarë pëlqen tek ai/ ajo. Buzëqeshja e mrekullueshme, shija e pakapshme që ka, apo se si komportohet me të tjerët? Cilado qoftë arsyeja e dashurisë tënde, shkruaje në ditar. Bëj një listë sa më të gjatë që të mundesh. Shto dhe kritika sepse askush nuk është përfekt, as personi që ti pëlqen. Studio me kujdes gjërat që nuk të pëlqejnë tek ai/ ajo. Ndoshta ato vetulla unike, thjesht të acarojnë nervat, ose mënyra se si vishet. Të vësh në dukje difektet nuk duhet parë si një përpjekje për të shkurajuar dashurinë tënde, por thjesht si një mënyrë për të zbutur disi zjarrin që të ka përfshirë, duke të lejuar të mendosh më qartë për ato që të pëlqejnë me të vërtetë. Shqyrtoje listën tënde. është shumë e gjatë apo shumë e shkurtër, dhe nga cili kah. Nëse është shumë e shkurtër, duhet të mendosh pak më gjatë mbi këtë situatë. Nuk mund ta dashurosh me të vërtetë një njeri pa e njohur mirë. Nëse lista e difekteve është shumë e gjatë dhe e mbushur plot me bezdisje të tipit, shtypja e tubetit të pastës së dhëmbëve, apo lloji i makinës që ka, nuk është dashuri.
2-Mbaj parasysh si ndihesh kur e ke pranë
Je nervoz? I emocionuar? Zemra jote rreh pak më shpejt se zakonisht, qielli duket më i shndritshëm dhe problemet e jetës më pak të rëndësishme? Emocione si këto janë të ngjashme me sinjalet e një dashurie.
3-Thuaja atë që ndjen
Nuk është e nevojshme të shqiptosh dy fjalët e “shenjta” në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Por mund të thuash se ke filluar të mendosh se kjo mund të ndodhë dhe se je i lumtur për këtë ndjenjë. Mund të thuash se ke nisur një mision, të zbulosh çfarë ndjen duke e mbajtur të azhornuar për progreset e tua.