Ka edhe shenja që do kenë një javë perfekte!Cilat janë?

3 muaj më parë

Luani

Do të përballeni me shumë situata që do t’ju vënë nën presion këtë javë. Do të arrini t’i përballoni gjithsesi me sukses, por edhe t’i vendosni “frenat” atyre që përpiqen t’iu fusin në tensione. Është qetësia dhe reagimet tuaja të përmbajtura ato që do t’ju shpëtojnë këto ditë.

Shigjetari

Dinamizmi ju dallon, ndaj mos ndaloni së pretenduari atë që dëshironi. Merrni përsipër detyra të reja, të cilat do t’ju afrojnë më shumë drejt suksesit, por pa u lodhur shumë. Kushtojini vëmendje botës shpirtërore dhe pushoni me partnerin tuaj. Ju mund të kombinoni punën dhe jetën personale këtë javë.

Dashi

Java e re nis në mënyrë optimiste dhe dinamike, e cila do të jetë plot veprime dhe ndryshime të këndshme. Ai promovim që prisnit po vjen, ndërsa produktiviteti juaj është i lartë. Nevoja juaj për komunikim ju jep mundësinë të shpreheni. Edhe nëse keqkuptoheni, sërish do të jeni në gjendje t’i sqaroni gjërat.

Të ngjashme