Lifestyle
Ju tregojmë listën e fjalëve më të përdorura nga kengëtaret Hip Hop Shqiptarë në 2021.
2 vite më parë


Hip hopi shqiptar i referohet hip hopit nga artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe zonat përreth ku flitet gjuha shqipe. Hip hopi shqiptar gjithashtu mund t’i referohet hip hopit nga diaspora shqiptare në vende të tjera dhe në gjuhë të tjera.
Të frymëzuar sigurisht nga repi dhe Hip Hopi Amerikan kryesisht,ndër të parët që e hapën “vallen” janë artistët e Kosovës.
Dialekti i tyre është edhe nje bonus për këtë lloj rryme sepse përshtatet shumë me stilin e muzikës dhe tematikat që zakonisht Hip Hopi trajton.
Edhe femrave duket t’ju ketë hyrë në zemër pasi vitet e fundit shohim vajza që guxojnë në këtë stil dhe publiku i ka duartrokitur ato(mos harrojmë Mc Mimon dhe Crazy Girl)
Hip hop doli si një reagim ndaj kulturës së bandës dhe dhunës në Bronx të Jugut në vitet 1970, dhe përvojave të përditshme të varfërisë, racizmit, përjashtimit, krimit, dhunës dhe neglizhencës. Ai domosdoshmërisht mishëron dhe vlerëson elasticitetin, mirëkuptimin, bashkësinë dhe drejtësinë sociale.
Sot në Shqipëri nuk mund të themi të njëjtën gjë prandaj ju futëm punës dhe kërkimeve me kokë për të gjetur fjalët më të përdorura nga repistët Shqiptar dhe na besoni se janë larg tematikave që e krijuan atë.Sigurisht nuk i përgjithësojmë por kërkimet tregojnë se fjalët më të përdorura janë:
Kokaina.
Miami.
Money.
Zemer.
Dashni.
Kalle.
Fjale.
Bella.
Miliona
Gucci
King
Baba
Femna
Hip Hop
Bitch
Fuck
Smut