Kryefjala Logo

Ju mund të mësoni si të injoroni njerëzit negativë

2 vite më parë

Nëse në rrethin tuaj ka njerëz negativ që mund të jetë familiar,shok/shoqe apo koleg pune,ju duhet të dini si të mos ndikoheni nga negativiteti i tyre.

Ajo që duhet të praktikoni është “Mos-reagimi” dhe ne ju sjellim mënyrën se si bëhet:

1-Ju nuk keni lidhje
Negativiteti i njerëzve të tjerë nuk ka të bëjë me ju,por është një reflektim i diçkaje që po ndodh brenda mendjes dhe sistemit emocional të tyre, dhe po projektohet rreth jush.

Mbani mend që nëse dikush është negativ,është thjesht një njeri tjetër që po kalon dhimbje. Nuk ka të bëjë me ty.

2-Paqe dhe lumturi
Nëse dikush është negativ rreth jush është mirë t’i uroni paqe dhe lumturi.
Kjo nuk do të thotë që t’iu themi atyre në fytyrë: “Të uroj paqe dhe lumturi”.

Është një mantra që thua brenda vetes.
Kjo është një praktikë e të jetuarit me vetëdije dhe shpirtërore për të thënë brenda mendjes dhe zemrës tuaj se negativitetit të tyre i uron paqe dhe lumturi.

3-Shikoheni kur është duke ardhur
Jini të vetëdijshëm për kohën kur kalon në rrugën tuaj.
Nëse e shihni se po vjen ,mund të bëni një zgjedhje të ndërgjegjshme për të mos u marrë me atë negativitet por ta shmagni atë.

Të ngjashme