Kryefjala Logo

Ju bëni plane për fundjavën dhe Paolo Fox i prish ato

25 Mars, 2022 | 11:56 am

Dashi-Dita e sotme nis me dyshime në dashuri. Në punë po ndiheni të lodhur ndaj mundohunj t’i merrni gjërat me qetësi.

Demi-Në dashuri dita do të jetë e kënaqshme. Në punë, disa projekte nisin me lëvizje të ngadalta. Mos humbisni shumë kohë.

Binjakët-Në dashuri dita do të jetë e bukur. Në punë ka disa projekte që fillojnë me ritme të ngadalta.

Gaforrja-Sot duhet të tregoheni që jeni të pjekur në marrëdhënie me partnerin ose dikë që pëlqeni. Në punë ka lajme të reja, por bëni kujdes që t’i menaxhoni siç duhet.

Luani-Në dashuri, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, bëheni brenda ditës së sotme. Në punë, jeni në një fazë rikuperimi, por duhet të rishikoni gjërat.

Virgjeresha-Në dashuri nëse partneri juaj nuk ju dëgjon mund të acaroheni. Në punë ka një farë padurimi pasi kjo periudhë ka qenë mjaft e lodhshme.

Peshorja- Në dashuri tani gjërat janë më të mira, sidomos për çiftet.
 Në punë bëni kujdes pasi ka mundësi që të ketë tension me shefat.

Akrepi- Ditët e ardhshme në dashuri do të jenë interesante. Në punë, do të keni mundësinë të nënshkruani një kontratë.

Shigjetari-Sot keni dëshirë për dashuri, përfitoni për të surprizuar partnerin. Në punë, keni më në fund zgjidhjen për t’i dhënë drejtim projektit me të cilin po punoni.

Bricjapi-Më në fund do të ketë emocione të bukura falë ndikimit të Hënës. Në punë, keni energji të mirë dhe jeni të aftë për ta drejtuar atë në projekte të mëdha.

Ujori- Në dashuri, Hëna do t’ju bëjë të dukeni të qartë dhe të vendosur në sytë e partnerit tuaj. Në punë do t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm.

Peshqit- Në dashuri, nëse kohët e fundit keni pasur probleme, sot do të rregullohen. Në punë keni intuitë fituese, por qëndroni larg situatave që sjellin debate.

Të ngjashme