Lifestyle
Jeta është një sfidë, sociologët tregojnë si të dilni të fituar.
25 Prill, 2022 | 10:58 am

1-Fitoni mbi mëngjesin
Bëhuni të zgjuar si fillon mëngjesi.Nëse zgjoheni vonë dhe vraponi për në punë,sapo lejuat ditën të fitojë mbi ju.
Ngrihuni në mëngjes dhe merrni pak kohë për ta ushqyer veten mendërisht dhe emocionalisht.
2-Gëzohu për fitoret e vogla
Zgjoheni dhe rregulloni krevatin?Fitore!
Bëtë diçka të vështirë në punë?Fitore!
Keni kursyer këtë javë?Fitore!
3-Jini të gatshëm në çdo situatë
Jetoni momentin.
Mos qëndroni duke pritur fundjavën,muajt e verës apo festat,të praktikojmë mirënjohjen për secilin moment dhe të mësojmë të kënaqemi plotësisht me të.
4-Përshtatu me ulje-ngritjet
Kur lodhemi ose stresohemi gjatë ditës,kemi maninë të ankohemi se kemi pasur një ditë të keqe.
Por nëse marrim kohë për të analizuar ditën tonë do shikojmë se ka edhe ngjarje pozitive të cilat thjesht i harrojmë.
5-Relaksohu natën
Çfarë ju pëlqen më shumë?
Një gotë verë,një film,një pjatë e mirë me ushqime apo një shëtitje.
Vendosni ju dhe bëheni sepse do të shtriheni në shtrat më të shplodhur dhe të lumtur.