Kryefjala Logo

Jeni kuriozë se si ju shohin foshnjat e porsalindura?

10 Mars, 2022 | 2:45 pm

Në një studim nga Universiteti Psikologjik i Oslos dhe Uppsalas psikologët kanë shqyrtuar reagimet e foshnjave dy  deri në tri ditëshe.

Sipas rezultateve, maksimumi i distancës për një të porsalindur për të dalluar nëse je i lumtur apo i mërzitur është 30 centimetra.

Nëse distanca rritet në 60 centimetra apo më shumë, imazhi që sheh fëmija është thjesht i mjegullt. 

Psikologët  përdorën video në të cilat kishin fokusuar fytyra që ndryshonin në mënyrë konstante ndjeshmërinë emocionale.

Reagimet e të porsalindurve ishin një indikator nëse ata mund të dallonin ndryshimet mes buzëqeshjes dhe acarimit.

Në përgjithësi për distanca më të vogla se 30 cm saktësia ishte më e madhe. Megjithatë, të dallosh emocionet nuk do të thotë që mund t’i kuptosh ato, aq më pak kur është fjala për të porsalindurit.

Të ngjashme