Kryefjala Logo

Jeni hasur ndonjëherë me termin “Analfabetizëm emocional”?

24 Maj, 2022 | 3:49 pm

Studiuesit tregojnë se të gjithë kanë ndjenja dhe emocione por jo çdokush është në gjendje t’i pranojë, kuptojë dhe ti shprehë saktë ato.
Kjo gjë ju ndodh personave që vuajnë nga alexithymia ose analfabetizmi emocional.

Çfarë është kjo sindromë?
Alexithymia është një sindromë që e bën të pamundur për personin që e vuan të vërë re emocionet ose ndjenjat dhe ti shprehë ato .
Pra e ka shumë të vështirë të përkthejë emocionet me fjalë.

Cilat janë sindromat e saj?
•Ata nuk tregojnë empati ndaj personave të tjerë sepse nuk janë në gjendje të kuptojnë emocionet.

•Kanë pak pse aspak dëshira për marrëdhënie intime.

•Nuk janë në gjendje të kuptojnë një shaka ose ironi dhe nuk e përdorin dot fantazinë.

•Këta persona kanë një prezantim të ftohtë sepse flasin shumë pak.

•Ata mund të kenë reagime impulsive dhe të papritura pasi nuk identifikojnë dot emocionet.

•Nuk kanë shumë aftësi sociale dhe kanë vështirësi për të ruajtur lidhje emocionale shoqërore dhe intime.

Të ngjashme