Kryefjala Logo

Jemi në muajin e Binjakëve. Mësoni kush duhet të jetë partneri i tyre.

23 Maj, 2022 | 12:48 pm

Pak mund të dinë se përputhja e një Binjaku me shenjat e tjera të horoskopit varet më shumë nga mosha se nga gjithçka tjetër.

Ju zbulojmë sot se deri në moshën 35 vjeçare,këshillohet që një Binjak të frekuentojë shenja ajri si Ujori dhe Peshorja.

Shenjat e ajrit e kuptojnë gjithmonë njëra-tjetrën ndaj edhe simpatia reciproke lind shpejt mes tyre.
Pavarësisht dashurisë për flirtim, tregojnë rrallë se janë xhelozë dhe nuk e kanë problem t’i japin partnerit të tyre pavarësi.

Pas moshës 35 vjeçare,shenja e Binjakëve arrin nivel të lartë zhvillimi shpirtëror dhe ja ndjen nevojën një partneri të fortë.
Në këtë rast rekomandohet një person i shenjës së Dashit ose Luanit.
Me kalimin e kohës, Luani dhe Dashi bëhen më të rezervuar e më të qetë
ndaj janë idealë për rolin e një partneri për martesë .

Të ngjashme