Je e re në punë?Disa mënyra si të miqësoheni me kolegët

6 muaj më parë

1. Ji vetvetja
Nëse ti shtirresh për të krijuar imazhin e asaj që nuk je, kolegët do ta vënë re herët e vonë. Prandaj kij parasysh se duhet të jesh vetvetja dhe një dozë sinqeriteti gjithmonë të bën për vete.

2. Ji pozitive dhe e komunikueshme

Askush nuk i do rreth vetes njerëzit negativë e që vetëm dinë të ankohen apo të qahen. Prandaj një mënyrë për të bërë për vete kolegët është të jesh më humor të mirë dhe të ndërtosh me ta urat e komunikimit.

3. Krijo miq, jo thjesht kolegë brenda mureve të zyrës Nëse do vërtetë të krijosh marrëdhënie të mira me kolegët, ti ke nevojë edhe për miq , jo thjesht për kolegë, dhe miq ësitë krijohen më mirë jashtë mureve të zyrës.

4.Bëj komplimente
Komplimentet gjithnjë funksionojnë por ato duhet të jenë sa më të natyrshme dhe të merituara, përkundrazi kanë efekt domino. Komplimento kolegen për fustanin e ri, modelin e ri të flokëve etj.

Të ngjashme