Lifestyle
Javë e re me kohë të vrenjtur.Njihuni me parashikimin e Paolo Fox
28 Mars, 2022 | 3:46 pm

Dashi-Kjo javë nis me lajme të mira në dashuri. Nëse filloni një lidhje këto ditë, do të jetë afatgjatë. Në punë jeni shumë kreativë, por sot do ja dilni të mbani nën kontroll situatën.
Demi-Këto ditë ka pak presion, do të ketë debate tek çiftet. Problemi është ekonomik. Në punë situata është e qetë.
Binjakët-Sot është një ditë vërtet e favorshme për beqarët. Kujdes në punë, duhet të jepni më shumë.
Gaforrja-Jeni mjaft të lumtur në dashuri dhe dëshironi të çoni lidhjen në një fazë tjetër.Beqarët janë gati për të nisur një histori dashurie. Në punë ata që duan të hapin një biznes, do të kenë fat.
Luani-Falë Hënës, do ruani qetësinë dhe të përqendroheni tek ai që pëlqeni. Puna nuk po ecën shumë mirë.
Virgjëresha-Kujdes në dashuri nga konfliktet e vogla. Në punë dëshironi të sqaroheni njëherë e mirë pasi nuk ju pëlqejnë sjelljet e çuditshme.
Peshorja-Shumë shpejti do keni takime të veçanta me partnerin ose dikë që pëlqeni. Në punë situata nuk duket e komplikuar.
Akrepi- Nuk ka mundësi të vazhdoni me qetësi këtë periudhë.
Në punë kjo është koha më e mirë të tregoni veten dhe të fitoni një sfidë.
Shigjetari-Sot duhet të të shprehni ndjenjat. Në punë do të keni takime që do ju vlejnë për të ardhmen tuaj.
Bricjapi-Dita e sotme do ju gjejë me dyshime sidomos për shenjën e Dashit. Në vendin e punës mund të keni një projekt të ri.
Ujori-Yjet janë në favorin tuaj por ka lodhje. Në punë duhet të përqendroheni në zgjidhjen e problemeve personale, sidomos ato ekonomike.
Peshqit-Një ditë interesante në dashuri për ju.
Në punë nëse mendoni për një plan mund të realizohet në një kohë të shkurtër.