Kryefjala Logo

Javë e re dhe plane të reja për secilën shenjë nga Paolo Fox

21 Mars, 2022 | 1:42 pm

Dashi
Këto ditë do të rikthehet sensualiteti në dashurinë tuaj, ndaj shijojeni në maksimum. Ndërsa në punë, nëse është e mundur bëni pak pushim për të reflektuar.
Demi
Pas disa muajsh, për fat të keq Venusi nuk është më i njëjti, kujdes nga marrëdhëniet intime. Sot do të bëni një punë shumë të mirë , por shpërblimet do ti merrni në verë.
Binjakët
Sot është ditë kur mund të jepni diçka më shumë në dashuri ndaj duhet të përfitoni. Shmangni diskutimet në punë, disa kolegë mund të jenë të tensionuar.
Gaforrja
Falë ndikimit të Hënës, do të përmirësohen marrëdhëniet. Nëse ju thërrasin për një marrëveshje është kohë e mirë për të ndryshuar.
Luani
Në dashuri është më mirë të jeni shumë të kujdesshëm. Për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, mund të keni tension gjatë diskutimeve me partnerin. Puna ka ndryshime.
Virgjëresha
Hëna është praktikisht në anën tuaj në të gjitha aspektet!Një ditë shumë premtuese. Ndërkohë bëjini gjërat me shumë qetësi në punë.
Peshorja
Sot është një ditë ideale për të zgjidhur problemet në dashuri të mbetura pezull. Disa premtime të bëra në të kaluarën në punë mund të realizohen më në fund sot.
Akrep
Në dashuri, kushtojini vëmendje historive sekrete që mund të sjellin xhelozi dhe probleme në çift. Në punë këto ditë premtojnë vrull të madh .
Shigjetari
Sot është një ditë që në dashuri sjell ende disa mosmarrëveshje mes partnerëve ndaj bëni mirë të ruani qetësinë. Edhe në punë duhet të bëni kujdes pasi nuk ndiheni të sigurt.
Bricjapi
Falë ndikimit të Hënës, do të keni shansin të nisni një lidhje me personin që pëlqeni. Përfitoni nga momenti. Ndërkohë shmangni bastet që kanë të bëjnë me paratë.
Ujori
Mund të keni komplikime në marrëdhënien me Akrepin dhe Demin. Ndërkohë dikush do të diskutojë me ju në punë, por nuk do e humbisni durimin.
Peshqi
Afërdita do të hyjë sërish në shenjën tuaj, mos u dorëzoni por besoni në dashuri.Në punë ju kërkojnë shumë gjëra, por ju bëni vetëm ato që ju pëlqejnë.

Të ngjashme