Kryefjala Logo

Java e re nis me parashikimet e astrologut Paolo Fox

8 Gusht, 2022 | 12:26 pm

Dashi-Hëna ju mbështet në sferën e dashurisë dhe do ketë surpriza të bukura. Në punë gjithçka është në rregull edhe nëse muajt e ardhshëm do të karakterizohen nga njëfarë pasigurie.

Demi-Mund të përmirësoni situatën tuaj në lidhje me pak më shumë përpjekje, por nervozizmi po ju bllokon. Kujdes mos e teproni as në punë.

Binjakët-Keni shumë gjëra për të bërë në punë, por edhe kënaqësi të mëdha për të qenë të lumtur.
Në dashuri gjithçka shkon mirë por duhet t’i kushtoni pak më shumë kohë partnerit.

Gaforrja-Nëse jeni beqarë do të keni mundësinë të keni një takim të këndshëm që mund t’ju ndryshojë jetën.
Në punë është më mirë të shkëputeni pak nga priza.

Luani-Ju gjithmonë ëndërroni shumë , por këtë herë duhet të zvogëloni pak pritjet tuaja për të ardhmen.
Sentimentalisht jeni paksa poshtë dhe së fundmi duket se gjithçka ju mërzit.

Virgjëresha-Bëni kujdes të mos e humbni durimin në dashuri për gjëra të vogla. Mundohuni të zgjidhni mirë njerëzit me të cilët do të shoqëroheni në jetën tuaj.

Peshorja-Kjo fundjavë nuk ishte e lehtë, por tani do të keni një shans për ta kompensuar atë.
Kënaqësia vjen në punë, por gjëja më e rëndësishme është të ruani humorin e mirë.

Akrepi-Hapni sytë në dashuri dhe bëni zgjedhje si për kokën ashtu edhe për zemrën.
Në punë mos u tregoni pesimistë sepse do të ketë surpriza të këndshme që do t’ju rikthejnë në lojë.

Shigjetari-Duhet të sqaroni disa gjëra me partnerin tuaj, ndaj kujdes maksimal me fjalët.
Në punë do arrini të arrini qëllime të mëdha por për momentin shijoni disa pushime.

Bricjapi-Ju keni filluar të shihni pak dritë në fund të tunelit.
Në punë filloni të bëni projekte të reja dhe në dashuri do të duhet të filloni të zgjidhni njerëzit për t’u shoqëruar.

Ujori-Gjërat kanë filluar të përmirësohen paksa në punë dhe në dashuri.
Vazhdoni kështu dhe mos u mbingarkoni nga mendimet negative.

Peshqit-E bukur kjo periudhë për dashurinë me kaq shumë emocione për të jetuar në maksimum.
Në punë gjithçka po shkon mirë dhe vlerësoheni shumë nga shefat dhe kolegët.

Të ngjashme