Kryefjala Logo

Java e re fillon më parë me astrologun Paolo Fox

27 Qershor, 2022 | 12:32 pm

Dashi-Fillimi i kësaj jave ka të bëjë me dashurinë e re me një hënë të bukur që do t’ju ndriçojë ditën dhe do t’jua bëjë zemrën të shkëlqejë. Në punë ndalohen të gjitha llojet e diskutimeve.

Demi-Keni shumë mendime në kokën tuaj, por duhet të qartësoni zemrën tuaj. Në punë mos u shqetësoni sepse lodhja do të japë fryte.

Binjakët-Ju keni lënë mënjanë emocionet për një kohë të gjatë, por duhet t’i riktheheni dashurisë. Në punë mund të ketë disa probleme me një koleg por nuk duhet t’i jepni shumë rëndësi.

Gaforrja-Në dashuri nuk ishte një kohë e lehtë dhe ju duhej të hidhnit disa gjëra pas, por mos e humbisni shpresën. Në punë, bëni pak më shumë përpjekje nëse doni të rrisni karrierën tuaj.

Luani-Përpiquni t’i kushtoni pak më shumë kohë të dashurës suaj, kohët e fundit keni menduar shumë për punën. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi të mëdha për të ardhmen.

Virgj-Kujdes nga disa rikthime nga e kaluara. Në punë gjithçka shkon në mënyrën më të mirë.

Peshorja-Mos e humbni shpresën në dashuri, ajo së shpejti do të jetë protagonistja e jetës suaj dhe ndërkohë përkushtojuni miqësisë. Në punë, gjithçka është paksa e ngadaltë.

Akrepi-Zemra fillon të rrahë falë një hënë të bukur në qiellin tuaj. Në punë situata është shumë pozitive.

Shigjetari-Kini kujdes në dashuri, ka diçka që ju bën të mendoni. Mund të ketë pak stres në punë, por për ju, është një shtysë për të bërë më shumë.

Bricjapi-Merrni disa ditë për një arratisje romantike me partnerin tuaj. Në punë stresi rritet pak këtë muaj para verës.

Ujori-Nuk jeni vërtet në humor të mirë sot, por mos lejoni që negativiteti t’ju pushtojë. Në punë lajmet do të vijnë në fund të muajit.

Peshqit-Ky është një moment tranzicioni si në dashuri ashtu edhe në punë por mos u dorëzo. Ju duhet vetëm pak më shumë kohë për veten dhe për të udhëtuar.

Të ngjashme