Lifestyle
Java e re dhe parashikimet e astrologut Paolo Fox
11 Korrik, 2022 | 12:42 pm

Dashi-Dashuria vazhdon në mënyrën më të mirë ndaj shijoje këtë kohë pa shumë mendime. Në planin e punës, shumë shpejt të gjithë do ta kuptojnë vlerën tuaj.
Demi-Përpara se të përfundoni një histori dashurie do të ishte më mirë të mendoni me kujdes. Beqarët mund të bëjnë takime të reja dhe nga ana profesionale të vijnë mundësi të reja.
Binjakët-Hëna është përballë, prandaj vëmendje maksimale sot ndaj marrëdhënieve me të tjerët. Në punë duhet të nxirrni në pah gjithë kreativitetin tuaj.
Gaforrja-Yjet nuk ju mbështesin shumë në këtë ditë ku do t’ju duhet të përballeni me një zgjedhje dashurie. Në punë ka pak lodhje dhe gjithashtu një ndjenjë të mospërkatësisë.
Luani-Në dashuri gjithçka shkon në mënyrën më të mirë, ndaj shijoni këtë ditë. Në punë ka dëshirë për të bërë dhe Jupiteri ju ndihmon.
Virgjëresha-Në dashuri ka shumë emocione, por përpiquni të mos e humbni durimin. Në punë është më mirë të qëndroni të qetë dhe të mos përpiqeni të ngecni.
Peshorja-Lodhja e bën veten të ndjehet dhe dashuria rrezikon të mos shkëlqejë. Kujdes nga shenjat e Peshqve, Virgjëreshës dhe Binjakëve. Në punë mos u nxitoni.
Akrepi-Keni një dëshirë të madhe për të përjetuar dashurinë pa kufizime, ndaj bëjeni. Nga mesi i muajit do të jetë edhe më mirë dhe në punë pika e kthesës është afër.
Shigjetari-Mos e humbni besimin në dashuri edhe sepse nuk do të jetonit dot pa të. Në punë dëshironi një ndryshim por gjithçka është në dorën tuaj.
Bricjapi-Në dashuri do të ishte më mirë të mos entuziazmoheni shumë dhe në punë të vijnë ndryshime që do të çojnë në lëvizje ose të keni shefa dhe kolegë të rinj.
Ujori-Hëna ju mbështet në këtë ditë dhe e bën atë shumë të bukur për dashurinë dhe për të kuptuar se në cilin drejtim duhet të shkoni. Në punë mbërrijnë propozime që duhen pranuar.
Peshqit-Hëna ashtu edhe Venusi janë përballë ndaj vëmendje maksimale në dashuri.
Në punë ndiheni pak të konsumuar por shumë shpejt gjërat do ndryshojnë dhe ju do bëheni protagonistë.