Lifestyle
Janë marrëdhëniet intime të sigurta gjatë aktit me partnerin?
18 Korrik, 2022 | 12:47 pm

Intimiteti gjatë shtatzënisë, konkretisht në muajin e nëntë, është një nga gjërat për të cilat një grua ndjen më shumë frikë, me ankth se do të ndikojë tek fëmija.
Dhe kështu shumë çifte dhe gra shtatzëna pyesin a është e sigurt të kesh marrëdhënie gjatë shtatzënisë?
Disa besojnë se mund të jetë e dobishme, ndërsa të tjerë besojnë se dëmton shëndetin e nënës dhe foshnjës.
A ka ndonjë pasojë të rrezikshme?
•Të mirat e të kryerit marrëdhënie:
Sigurisht, gjëra të tilla si të përzierat, dhimbja e shpinës, shtimi në peshë dhe ënjtja e lëkurës do të ndikojnë në dëshirën tuaj intime, por në përgjithësi, akti gjatë shtatzënisë duhet të jetë i sigurt, edhe në muajin e nëntë, përveç nëse mjeku ju thotë ndryshe.
Ka shumë përfitime për trupin dhe fëmijën. Përpjekjet që shpenzoni gjatë aktit mund të dyfishojnë metabolizmin dhe t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të shijoni një gjumë të qetë dhe të thellë.
•Gjërat që duhet të merrni parasysh pra aktit:
-Sigurohuni që pozicionet e aktit të jenë të rehatshme për ju dhe fëmijën tuaj.
Ju mund të pyesni mjekun tuaj për pozicionet e sigurta për t’u përdorur.
– Komunikoni me burrin tuaj dhe tregoni atij se çfarë doni dhe çfarë nuk ju kënaq, veçanërisht gjatë muajve të fundit.
– Zona e gjoksit ndoshta do të jetë shumë e ndjeshme dhe mund të jetë e dhimbshme, prandaj sigurohuni që të flisni me partnerin tuaj për gjëra të tilla.
•Kur duhet të ndaloni?
Në disa raste, mjeku ju thotë të ndaloni marrëdhëniet intime gjatë shtatzënisë, gjë që mund të jetë për shkak të një problemi të caktuar që mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj ose për fëmijën.
– Nëse keni pasur aborte të mëparshme.
– Nëse ju plasin ujërat ose lëngu që rrethon foshnjën fillon të bjerë ose të dalë jashtë.
– Nëse keni pasur lindje të parakohshme ose lindje më parë.
– Nëse ka ndonjë infeksion vaginal, gjakderdhje ose plagë .
– Nëse keni një placentë të ulët.
– Nëse lëngu amniotik që e rrethon foshnjën del jashtë.
– Nëse qafa e mitrës nuk është mjaft e fortë, gjë që bën që ajo të hapet para afatit të caktuar.