Kryefjala Logo

Ja një mënyrë si ti shpëtoni hacker-ave që duan të marrin Whatsapp-in tuaj

2 vite më parë

WhatsApp nuk është aq i sigurt sa mund të mendoni ju.
Me ish-a xhelozë,narcizist për të ditur me kë flisni apo mashtrime financiare që bëhen është mirë të siguroni gjithçka.

Whatsapp ofron masa mbrojtëse për të ndaluar marrjen e llogarisë suaj.
Këtu ju tregojmë 3 hapa që duhet të ndiqni nëse doni të jeni të sigurt:

-WhatsApp ofron verifikim me dy hapa që ju lejon të fusni një kod gjashtë shifror në aplikacionin tuaj.
Nuk është aspak njësoj nga kodi që WhatsApp dërgon me SMS kur instaloni dhe regjistroni aplikacionin në një telefon të ri ndaj mos u ngatërroni.

Kjo bëhet që edhe nëse një hacker mundohet të regjistrojë llogarinë tuaj në telefonin e tij, ata do të dështojnë të përfundojnë sepse nuk e dinë kodin tuaj të verifikimit me dy hapa.

Në WhatsApp, shkoni te Settings : Account dhe do të shihni opsionin Verifikimi me dy hapa.
Vendosni PIN dhe një adresë emaili që të përdoren si rezervë nëse e harroni ndonjëherë atë PIN dhe nuk është nevoja t’ju themi se nuk duhet kurrsesi ta ndani atë PIN me askënd.

-Për të ruajtur foto dhe video:
Në WhatsApp, shkoni te Settings -Chats dhe çaktivizoni “save to camera roll” në iPhone ose “media visibility” në Android.

Të ngjashme