Kryefjala Logo

Ja lista e motiveve pse nuk duhet të flini përmbys

30 Mars, 2022 | 2:11 pm

Na vjen keq për të gjithë ata që flenë përmbys, por ekzistojnë disa arsye të forta që ju tregojnë pse nuk duhet të flesh kështu.

Dy prej tyre janë më të rëndësishme:
1- Është pozicioni më i keq për shpinën- thotë Dr. Jan Lefkowitz për Business Insider.

“Ti nuuk duhet të flesh asnjëherë përmbys, sepse ky lloj pozicioni krijon një hark në shpinë që më vonë degradon në dhimbje shpine të padurueshme”.

Ky pozicion konsiderohet si pozicioni më i keq për të fjetur sepse krijon një lloj kurbe në shpinë e cila çon më vonë në dhimbje të cilat duan kura dhe fizioterapi.

Gjithashtu ky pozicion gjumi mund të çojë edhe në probleme me qafën dhe mos harroni se qafa mban kokën,ato janë të lidhura.

Paralajmërojmë edhe gratë shtatzëna të mos tentojnë të flenë përmbys sepse dëmtojnë veten dhe bebushin në bark.

Të ngjashme