Lifestyle
Ja cili është kufiri i moshës që njeriu nuk do ta kalojë dot kurrë
31 Gusht, 2021 | 4:43 pm
Kufiri natyror i jetës njerëzore nuk është më shumë se 125 vite.
Sipas një studimi të fundit, edhe pse jetëgjatësia rritet gjithmonë e më shumë, askush nuk ka kaluar moshën 122 vjeç, moshë e arritur nga francezja Jeanne Calment në vitin 1997.
Studimi i kryer nga Kolegji i Mjekësisë “Alber Einstein” në Bronks të Nju Jorkut ka gjetur se rritja e mesatares së jetëgjatësisë nuk vjen ngaqë është rritur mosha e vdekjes, por janë ulur shumë vit pas viti vdekjet në lindje dhe vdekjet e fëmijëve.
Kërkuesit shkencorë mendojnë se maksimumi është 125 vjeç, por shanset që dikush t’i afrohet këtij kufiri janë një herë në 10.000 vjet. Jeanne Calment, personi më i moshuar që ka jetuar ndonjëherë, arriti 122 vjeç e 164 ditë.