Kryefjala Logo

Irani dënon me 99 goditje me kamxhik Cristiano Ronaldon për këtë arsye…

4 muaj më parë

Nëse ndodhesh në Iran, përqafimi dhe puthja e një gruaje tjetër ndërkohë që je i martuar konsiderohet tradhti bashkëshortore. Cristiano Ronaldo mund të dënohet me 99 goditje me kamxhik nga një gjykatë iraniane, nëse viziton sërish Iranin.

Ylli portugez vizitoi  Teheranin me Al Nasr për të luajtur me Persepolis në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Në hotelin ku po qëndronte e priste piktorja e njohur iraniane Fatemeh Khamini, për t’i dorëzuar dy portretet e tij.
Fatimja është 85% me aftësi të kufizuara dhe punon me këmbën e saj të djathtë. Ronaldo e përqafoi dhe e puthi për ta falënderuar. Ky veprim zemëroi dy avokatë iranianë, të cilët ngritën një padi kundër tij. Andaj gjykata e dënoi me 99 kamxhik, të cilat do t’i… marrë nëse viziton sërish Iranin!

Të ngjashme