Lifestyle
Iku vapa me gushtin por astrologu Paolo Fox gjithmonë gati
31 Gusht, 2022 | 11:47 am
Dashi-Ju keni një dëshirë të madhe për të dashuruar dhe pasioni në këtë ditë do të jetë në rritje.
Një propozim shumë interesant do të vijë në punë.
Demi-Nëse është dikush që po ju bën të rrahë zemrën, hapuni dhe lëreni veten të përfshiheni.
Në punë është koha për të marrë shpërblime për përpjekjet tuaja.
Binjakët-Sot është një ditë shumë e bukur për ndjenjat.
Do të ketë një mënyrë për t’i jetuar ato në maksimum dhe në punë është koha për të marrë vendime për të ardhmen.
Gaforrja-Duhet të mësoni të komunikoni më mirë me partnerin, sidomos nëse në çift ka keqkuptime. Mund të ketë debate në punë.
Luani-Ju keni yjet në favor, ndaj hapuni ndaj dashurisë. Në punë mund të ketë blloqe por me këmbëngulje do arrini të bëni gjithçka.
Virgjëresha-Ka ardhur koha për të marrë vendime të rëndësishme në dashuri. Në punë kushtojini vëmendje debateve me kolegët.
Peshorja-Ka ardhur koha ta përjetoni dashurinë e madhe. Në punë mund të ketë ndryshime,bëj kujdes.
Akrepi-Kini kujdes në dashuri sepse sot mund të ketë rikthime të papritura të ish historive. Në punë së shpejti do të merrni një projekt të ri.
Shigjetari-Ka ardhur koha për të dashuruar, ndaj jepini fund të gjitha pasigurive. Në punë do mund të përjetoni një rol të ri.
Bricjapi-Në dashuri mund të ketë disa keqkuptime ndaj prisni debate. Në punë duhet ende pak durim.
Ujori-Qelli do të japë më shumë mundësi në këtë ditë për të gjetur dashurinë. Në punë është më mirë të tregoheni të kujdesshëm me fjalët.
Peshqit-Sot nuk ndihesh shumë emocional dhe diçka në zemrën tënde mund të ketë ndryshuar. Në punë ecni në rrugën tuaj pa pritur asgjë nga të tjerët.