Kryefjala Logo

Ide për të kaluar një të dielë ndryshe

20 Mars, 2022 | 1:27 pm

1-Gatuaj me partnerin apo fëmijët
Që të vegjël, të ushtrosh duart stimulon kapacitetin e ndjesisë, dhe jep ide dhe energji për tu shprehur pozitivisht. Kur rritemi në fakt, të eksperimentosh në kuzhinë është një mënyrë e mrekullueshme për t’u relaksuar, për të luftuar depresionin dhe të jesh larg shqetësimeve.

2-Kalëroni
Hipizmi ka një rol kyç në rehabilitimin psikik dhe fizik të fëmijët dhe të rriturve të prekur nga shqetësime të ndryshme.
Psikologët thonë se bëhet fjalë për gjetjen e ekuilibrit brenda dhe jashtë vetes, dhe të shprehësh në mënyrë konkrete dëshirën për liri.

3-Shëtitje me varkë
Është eksperiencë e paharrueshme për fundjavën për ata që duan ujin dhe aventurën.
Për të bërë një lundrim me varkë në fundjavë, çift apo me familjen, nuk është e nevojshme të kesh varkë në pronësi.
Në rrjetet sociale mund të gjesh informacione më të përditësuara.

Të ngjashme