I sapo dalë nga furra parashikimi i astrologut Paolo Fox

5 muaj më parë

Dashi-Yjet e sotëm gudulisin anën tuaj pasionante dhe ju shtyjnë ta jetoni dashurinë me pak më shumë angazhim. Në punë është më mirë t’i shtyni për nesër vendimet e rëndësishme.

Demi-Në dashuri jeni pak konfuz por duhet të përpiqeni të sqaroni se çfarë nuk shkon me partnerin tuaj.
Në punë jeni pak të lodhur.

Binjakët-Qielli i sotëm flet për emocione të mëdha dhe projekte të rëndësishme për dashurinë. Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje vetëm disa polemikave.

Gaforrja-Në dashuri sot na duhet pak më shumë maturi, sidomos me fjalët.
Në punë mundësi të shkëlqyera për përkthyes të lirë.

Luani-Kujdes në dashuri sepse pas një fundjave pasioni rikthehet rutina e zakonshme. Në punë mos u nxitoni në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Virgjëresha-Në dashuri ka ardhur koha të shijoni emocionet në rrezet e diellit dhe në punë të prisni një kënaqësi të madhe. Fati është në anën tuaj.

Peshorja-Nëse keni pasur një takim interesant së fundmi do të mund ta ktheni në diçka më serioze.
Në punë, kushtojini vëmendje kolegëve, ata mund t’ju mashtrojnë.

Akrepi-Në dashuri vjen koha të përjetoni emocione të forta dhe të filloni të bëni plane për të ardhmen. Në punë, bëni kujdes që të mos e kaloni limitin.

Shigjetari-Kjo ditë nis mirë për dashurinë ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Në punë mirë për ata që kanë një biznes.

Bricjapi-Në dashuri duhet të filloni të aktroni dhe të kuptoni nëse keni të bëni me personin e duhur për një lidhje. Në punë do merrni kënaqësi të madhe.

Ujori-Qielli në dashuri flet për mundësi për beqarët, thjesht filloni të shikoni përreth. Në punë, një kohë e shkëlqyer për të menduar për një transferim, qoftë edhe jashtë vendit.

Peshqit-Nëse ka diçka që nuk të bind në dashuri, fol. Lajmet vijnë në punë dhe ndonjëherë është më mirë të pyesësh sesa të presësh që gjithçka të bjerë nga qielli.

Të ngjashme