Kryefjala Logo

I ngarkuari me punë pranë Ambasadës së SHBA viziton Spitalin Amerikan, pritet nga CEO, dr. Klodian Allajbeu

10 Janar, 2024 | 5:55 pm

Në Spitalin Amerikan është mirëpritur në takim z. David Wisner, i ngarkuari me Punë pranë Ambasades Amerikane nga Dr. Klodian Allajbeu, CEO I Spitalit Amerikan. Gjatë kësaj vizite Dr. Allajbeu i prezantoi infrastrukturën spitalore, investimet e filluara që prej 2008 nga Southeast Europe Equilty Fund ll të cilët kanë përmirësuar shërbimin shëndetsor në Shqipëri.

Teknologjia inovatore e ofruar nga General Elektrik, Medtronic, Jonson and Jonson, Boston Scinetific etj, e shoqeruar me ekspertizën e mjekeve shqiptare dhe të huaj ka sherbyer si katalizator Jo vetëm për Spitalin Amerikan por edhe për shërbimin shendetsor publik në vend duke i dhënë mundësi pacienteve shqiptar të marrin shërbime Shendestore të avancuara ku vite para ato ishin të mundshme vetëm jashtë vendit.

Z. Wisner vizitoi Departamentin e Radiologjisë e Qendren STROKE dhe takoi ekipin mjeksor të drejtuar nga Prof. Dr. Mentor Petrela për të mësuar më shumë rreth shërbimeve mjeksore të avancuara që ofrohen në Spitalin Amerikan.

Dr. Allajbeu i prezantoi historikun e përgjithshëm të spitalit, sukseset, sfidat e kaluara dhe aktuale me të cilat perballet sistemi shendetsor, si edhe planet për të rritur prezencën e brendeve amerikane me qëllim përmirësimin e shërbimit mjeksor ndaj qytetarëve shqiptare.

 

DF738457 A1C4 4151 AD18 20A351B4439F 1E9150EB CD0B 4C68 A9FF 69856866C82F 449C10FB 0CF9 4C32 98EF D10D4562A144 EF57C005 11DF 4835 B60F 79BDE022EE06

Të ngjashme