Lifestyle
Hyri maji. Flet astrologu
1 Maj, 2022 | 11:30 am

Dashi-Mjaft më me ndjenja të fjetura ndaj dashurisë por zgjohuni!Ulni ritmin në punë se po ju merr shumë kohë.
Demi-Nëse hasni në debate të kota me partnerin mos ja vini veshin,ato do të ulen vetë.Bëni kujdes nga pabesia e një kolegu.
Binjakët-Ju i doni emocionet e forta por si duket ju kanë lodhur dhe kjo lodhje shfaqet edhe në punë.
Gaforrja-Keni mbledhur një lëmsh ndjenjash brenda vetes dhe tani nuk dini çfarë të bëni.Mendoni se duke punuar do kalojë por jo..
Luani-Do të prisni edhe pak për atë pasionin që ju po kërkoni me aq ngulm.Në punë jeni lider.
Virgjëresha-Mos i beso partnerit kur ju thotë se keni të meta,mos lejoni t’ju lëkundet vetëbesimi.Puna ka surpriza.
Peshorja-Mos bjer menjëherë pre e provokimeve të partnerit por ruani marurinë.Largoni stresin e kotë nga puna.
Akrepi-Pasioni që ju udhëheq e bën partnerin tuaj shumë të lumtur por jo kolegët në punë ndaj ule pak ritmin atje.
Shigjetari-Bëhuni të sinqertë me veten,ju nuk doni më aventura por lidhje serioze.
Puna ecën mirë por ende nuk ka një shpërthim.
Bricjapi-Dashuria nuk është një kontratë që ju duhet të firmosni ndaj çlirohuni pak.Puna nuk ka probleme por jeni ju shumë ambicioz
Ujori-Kini pak respekt për ndjenjat e partnerit sepse zemërimi juaj po kalon kufijtë.Lajme të mira priten nga puna.
Peshqit-Po e shijoni periudhën ku ndodheni në dashuri dhe nuk keni ndermend të zgjidhni asgje.Bëni pak durim në punë ose merrni disa pushime.