Kryefjala Logo

Horoskopin e fundjavës me astrologun Paolo Fox e duan të gjithë

4 Nëntor, 2022 | 10:31 am

Dashi-Nëse në dashuri ka pasur probleme së fundmi sot falë Marsit të favorshëm do të mund të rregulloni gjithçka.
Në punë do mund të punoni në disa projekte të reja.

Demi-Lajme të mira për beqarët që do mund të bëjnë takime interesante.
Në punë nëse ka diçka që nuk shkon me kolegët tuaj, përpiquni të kuptoni se ku është problemi.

Binjakët-Dashuria nuk jep emocione të forta sot, por në punë do të vijë një ndjesi kënaqësie.

Gaforrja-Përpiquni të qëndroni të qetë në dashuri dhe të shmangni grindjet me partnerin.
Në punë përpiquni të zgjidhni problemet brenda ditës.

Luani-Kohët e fundit e keni shumë të vështirë të mos debatoni me partnerin tuaj, por mundohuni të gjeni pak qetësi. Në punë mund të keni disa diskutime të vogla me dikë nga shenja e Ujorit.

Virgjëresha-Yjet sot flasin për dështime të mundshme ndaj në punë është më mirë të shtyni vendimet e rëndësishme për javën e ardhshme.

Peshorja-Dashuria kthehet për të shkëlqyer në jetën tuaj kështu që shijoni çdo moment.
Në punë filloni të punoni për objektiva të reja.

Akrepi-Në jetën sentimentale rikthehet humori i mirë dhe gjithashtu shumë emocione të mira.
Në punë do ketë ndryshime.

Shigjetari-Sot do të duhet të përpiqeni të menaxhoni të gjithë konfuzionin që keni në dashuri.
Në punë nuk jeni shumë të kënaqur me atë që po bëni.

Bricjapi-Prisni para se t’i jepni fund një dashurie.
Në punë do të duhet të mësoni të përshtateni me një mjedis të ri.

Ujori-Nuk është koha e duhur për dashuri, por kohë më të mira do të vijnë së shpejti. Në punë ka shumë nervozizëm por tregoni maturi.

Peshqit-Në dashuri duhet një dozë e mirë qetësie për të menaxhuar grindjet e vogla me partnerin.
Në punë është dita e përsosur për t’i treguar të gjithëve se sa ju vlen lëkura.

Të ngjashme