Horoskopi për dashurinë dhe punën nga astrologu juaj,Paolo Fox

1 muaj më parë

Dashi-Ditë e bukur për të përjetuar ende emocione të forta, në punë do ketë një mënyrë për të nisur projekte të reja me bashkëpunëtorë të rinj.

Deni-Në dashuri bëhuni gati për një ditë pasioni falë një Venusi të favorshëm.
Në punë është një moment suksesi.

Binjakët-Në dashuri vjen koha t’i tregoni partnerit tuaj se çfarë ndjeni dhe çfarë nuk funksionon në historinë tuaj.
Në punë hidhuni në projekte të reja.

Gaforrja-Yjet ju ofrojnë një ditë të bukur plot emocione dhe në punë vazhdoni me angazhimin tuaj të zakonshëm.

Luani-I bukur ky qiell për të nisur një fazë të re të jetës suaj të dashurisë dhe gjithashtu në punë gjithçka po shkon mirë, vazhdoni kështu.

Virgjëresha-Në dashuri rikthehet qetësia pas një momenti të vogël nervozizmi.
Në punë tregojuni të tjerëve se për çfarë jeni krijuar.

Peshorja-Në këtë ditë rikthehet dëshira për dashuri dhe qetësi.
Në punë duhet pak kujdes në hapat në vijim.

Akrepi-Në dashuri duhet të jeni më të disponueshëm dhe të hapur për të zbutur disa anë të karakterit tuaj.
Në punë ndjeni një farë lodhjeje, por sërish shijoni këto ditë pushimi.

Shigjetari-Në dashuri bëni kujdes sepse mund të ketë pak nervozizëm.
Prisni lajme të mira në punë.

Bricjapi-Në dashuri vjen një moment i vogël rënieje, por asgjë e papërballueshme.
Në punë përpiquni të punoni më shumë.

Ujori-Yjet e sotëm flasin për dashurinë dhe qetësinë ndaj shijoni këtë moment rozë.
Në punë keni ide të mira, bëjini vetes disa llogari.

Peshqit-Nëse ende nuk e keni personin e duhur pranë jush, mund ta takoni atë në këto ditë.
Në punë tentoni më shumë dhe mos kini frikë ta hidhni hapin më të gjatë.

Të ngjashme