Lifestyle
Horoskopi i së shtunës me astrologun Paolo Fox
3 javë më parë


Dashi-Dashuria sot duhet jetuar me pozitivitet dhe dëshirë për të dashuruar. Problemet e vjetra do gjejnë zgjidhje dhe në punë është më mirë të shmangni diskutimet me të tjerët, të krijuara për ju.
Demi-Është koha ta ktheni marrëdhënien tuaj me pak përpjekje shtesë. Në punë filloni të merrni vendime për të ardhmen tuaj.
Binjakët-Ka ardhur koha të përballeni me problemet me partnerin dhe t’i kapërceni ato.
Në punë dita nis me pak vështirësi dhe lodhje por do ia dilni.
Gaforrja-Sot nxirr në pah gjithë ëmbëlsinë tënde me partnerin sepse do t’i duhet. Për sa i përket punës, kushtojini vëmendje polemikave.
Luani-Në dashuri duhet të sqaroni dhe kuptoni se me kë doni të filloni një lidhje. Në punë, kushtojini vëmendje pak përpjekjeve shtesë edhe për shkak të problemeve me pagjumësinë.
Virgjëresha-Në dashuri është më mirë të ecni lehtë dhe të mos mashtroni menjëherë.
Në punë jeni në një fazë pritjeje por ndërkohë tregojini shefit tuaj se çfarë vleni.
Peshorja-Në dashuri duhet të merrni një moment për të reflektuar dhe në punë prisni një propozim të këndshëm, por negocioni mirë përpara se ta pranoni.
Akrepi-Në dashuri duhet të ruani qetësinë dhe të mos kapeni nga vrulli i zgjidhjes së çdo gjëje menjëherë. Në punë bëni kujdes që të mos debatoni me të tjerët.
Shigjetari-Ka ardhur koha të flisni me partnerin tuaj dhe të kuptoni se çfarë nuk shkon.
Në punë jeni në pritje të përgjigjeve.
Bricjapi-Sot do ndiheni pak të lodhur në dashuri, ka diçka që ju shqetëson por duhet të kuptoni se nga vjen.
Në punë duhet të kompensoni kohën e humbur dhe të jeni më produktivë.
Ujori-Ka ardhur koha të hidheni në dashuri nëse ju pëlqen dikush. Për sa i përket punës, nuk jeni plotësisht të kënaqur me sa fitoni.
Peshqit-Kujdes nga disa zënka të vogla me partnerin dhe në punë kujdes nga disa kolegë që mund t’ju godasin nga pas.