Lifestyle
Horoskopi i parë i vitit me astrologun Paolo Fox
1 Janar, 2023 | 10:41 am
Dashi-Kjo ditë e parë e vitit nis pozitivisht, shijoni relaksin dhe mos mendoni për punën tashmë, do të ketë një mënyrë për ta bërë atë brenda disa ditësh.
Demi-Lëreni veten të dashuroheni sepse sot mund të përjetoni emocione të bukura. Në punë çdo gjë shkon ashtu siç duhet edhe nëse dëshironi të merrni diçka më shumë.
Binjakët-Në dashuri përpiquni të jeni të sinqertë dhe të përballeni edhe me bisedat më pak të këndshme.
Kënaqësitë e mëdha vijnë në punë.
Gaforrja-Ky vit i ri ju bën pak më të zhytur në mendime se zakonisht, por mos u mbysni në negativitet. Në punë ka pak lodhje.
Luani-E bukur kjo ditë për t’iu përkushtuar të dashurit tuaj për një relaksim total. Mos u lodhni dhe lini mënjanë mendimet tuaja të punës, të paktën për sot.
Virgjëresha-Emocionet e bukura mbërrijnë në këtë ditë të parë të janarit dhe mos kini frikë ta lini veten sepse kjo është dita e duhur.
Puna? Të paktën për sot mund të presë.
Peshorja-Sot do t’ju duhet të nxirrni në pah të gjitha anët tuaja të dashura dhe të shijoni ditën me partnerin tuaj pa bërë debate të kota.
Gjithçka po shkon mirë me punën, por sot përpiquni të pushoni.
Akrepi-Dashuria po lulëzon, kështu që vazhdoni kështu pa u kthyer shumë pas. Në punë ka mundësi të mira për t’u kapur.
Shigjetari-Ky vit i ri sjell shumë entuziazëm dhe dëshirë për ta shijuar këtë moment fati së bashku me të dashurit tuaj. Në punë gjithçka po shkon mirë.
Bricjapi-Ky muaj janar ka një fillim të shkëlqyeshëm dhe ofron shumë mundësi për të përjetuar emocione të bukura.
Në punë do e gjeni rrugën pas një periudhe ulje-ngritjesh, më mirë se kaq.
Ujori-Në dashuri me dritën jeshile ndaj pasionit dhe në punë do të mund të arrini gjithçka që keni ëndërruar gjithmonë, pavarësisht disa pengesave të vogla gjatë rrugës.
Peshqit-Nëse jeni beqar, kjo është koha e duhur për të bërë takime të reja, çiftet e qëndrueshme nga ana tjetër mund të shijojnë një moment rozë.
Në punë shijoni këto ditë të fundit relaksi.