Lifestyle
Horoskopi i muajit të ri nga astrologu Paolo Fox
1 Gusht, 2022 | 1:15 pm

Dashi-Lajme të mira vijnë në dashuri me muajin gusht ndaj mos iu dedikoni vetëm punës, por përpiquni të ndani pak kohë edhe për jetën tuaj private.
Demi-Kujdes sot sepse ka ende tension në ajër sidomos në dashuri.
Është koha që ta lini veten të shkojë pak më shumë dhe të largoni të gjithë negativitetin rreth jush.
Binjakët-Kjo ditë sjell pak më shumë pozitivitet në jetën tuaj të dashurisë dhe do të kënaqeni duke shijuar gjithçka vjen. Në punë ka shumë angazhime por do mund t’i përballoni pa shumë probleme.
Gaforrja-Sot do të jeni të mbytur nga lajmet por duhet t’i pranoni dhe t’i shihni si stimuj të rinj.
Dashuria jep emocione të bukura.
Luani-Në dashuri pika e kthesës është afër…
Në punë jeni plot me gjëra për të bërë, por adrenalina është e madhe dhe mezi prisni të vazhdoni planet tuaja.
Virgjëresha-Kushtojini pak më shumë kohë vetes dhe nevojave tuaja dhe do të shihni që do ta gjeni rrugën si në dashuri ashtu edhe në punë.
Peshorja-Mos u shqetësoni sepse vera nuk ka mbaruar akoma dhe ka ende mundësi për dashurie .
Shijojeni momentin dhe mos mendoni vetëm për punën.
Akrepi-Keni jetuar disa ditë paksa zhgënjyese, por nuk duhet të lejoni që humori i keq të triumfojë.
Më e keqja ka mbaruar dhe tani duhet të shihni përpara me një buzëqeshje.
Shigjetari-Ka ardhur koha t’i përkushtoheni asaj që ju pëlqen më shumë dhe ta bëni atë misionin tuaj.
Keni mbështetjen e yjeve dhe të njerëzve tuaj të dashur.
Bricjapi-Keni nevojë për një kthesë të madhe në jetën tuaj e cila është paksa kaotike kohët e fundit.
Mos kini frikë nga e panjohura, bëni zgjedhjet tuaja.
Ujiri-Ju gjithmonë dëshironi të ndryshoni kur mendoni se gjërat nuk ju përshtaten më.
Atëherë veproni sipas vullnetit tuaj dhe ndryshoni jetën tuaj.
Peshqit-Ndonjëherë disa gabime të vogla çojnë në një ndërgjegjësim më të madh.
Mos u ndalni vetëm në gjërat negative por jini të kënaqur me rezultatet e arritura. Surpriza të bukura do të vijnë së shpejti.