Horoskopi i fundit për vitin 2022 nga astrologu Paolo Fox

1 muaj më parë

Dashi-Në dashuri ka ardhur koha të bëni disa ndryshime dhe të hapni pak më shume dialogun me partnerin.
Në punë, besojini instinkteve tuaja.

Demi-Qetësia shpirtërore kthehet në jetën bashkëshortore ndaj përpiquni të përfitoni nga ky qiell për të bërë diçka të bukur së bashku me personin e zemrës.
Ka një lajm të mirë në punë.

Binjakët-Qielli i këtij viti të ri është i bukur për beqarët që do të mund të bëjnë takime shumë interesante.
Në punë, mendoni me kujdes se cilat mund të jenë lëvizjet tuaja të ardhshme fituese.

Gaforrja-Dashuria po lulëzon në këtë periudhë dhe çiftet e vjetra mund të fillojnë të hedhin themelet për një të ardhme të rëndësishme.
Në nivel pune, konfirmimet vijnë.

Luani-Në dashuri ka pak distancë që mezi prisni ta plotësoni.
Në punë mos u shqetësoni shumë nëse nuk arrini të merrni gjithçka menjëherë, suksesi kërkon kohë.

Virgjëresha-Qielli i sotëm u flet beqarëve të shenjës dhe i shtyn të dalin dhe të mos kenë frikë të takojnë njerëz të rinj.
Në punë jeni pak të lodhur.

Peshorja-Në dashuri filloni të bëni disa plane sepse yjet ju mbrojnë.
Përsa i përket punës, është një periudhë e shkëlqyer për të kultivuar marrëdhënie me vendet e huaja apo me realitete të tjera.

Akrepi-Ky qiell është i bukur për ndjenjat që më në fund kthehen për të dominuar jetën tuaj. Në punë gjithçka po shkon mirë.

Shigjetari-Në dashuri është më mirë të mos kapeni nga shumë shqetësime, shijoni të tashmen. Në punë ju presin ndryshime shumë interesante.

Bricjapi-Ka ardhur koha ta përjetoni dashurinë në 360 gradë pa frikë.
Në punë ka nevojë për më shumë qartësi dhe më shumë sinqeritet.

Ujori-Beqarët e shenjës mund të bëjnë takime interesante në këtë ditë të fundit të dhjetorit.
Në punë është më mirë të bëni një pushim për të rimbushur bateritë.

Peshqit-Ju keni një dëshirë të madhe për të dashuruar dhe për t’u dashuruar, organizoni diçka të bukur me partnerin tuaj.
Në punë do të arrini të bëni hapa të mëdhenj në këtë 2023.

Të ngjashme