Lifestyle
Horoskopi i datës 21 nëntor me astrologun Paolo Fox
21 Nëntor, 2023 | 8:55 am
Dashi-Kjo është një ditë që bie brenda një periudhe të vlefshme për ju. Dashi është një tren në lëvizje për momentin, por e rëndësishme është të kuptoni se në cilin drejtim duhet të shkoni. Rrethojeni veten me njerëzit e duhur dhe përpiquni të keni ide të qarta në dashuri.
Demi-Kjo është një javë paksa e ngarkuar për ju. Ndiheni nën presion dhe ata që kanë një biznes do të duhet të përballen me disa ngjarje të papritura. Megjithatë, përpiquni të shkëputeni pak nga puna dhe të argëtoheni pak më shumë. Në dashuri ju duhet durim.
Binjakët-Kushtojini vëmendje kësaj dite që është paksa e veçantë dhe ka lindur me hënën nervoze. Ju vuani pak nga mungesa e harmonisë me partnerin, por duhet të përpiqeni t’i kushtoni pak më shumë rëndësi komunikimit në çift. Kohët e fundit keni punuar paksa shumë. Shkurtoni distancat.
Gaforrja-Përpiquni të shmangni konfliktet në dashuri sot, sepse tensionet janë të ndryshme, por ato do të zbehen pas disa javësh, prandaj duroni. Nga pikëpamja e biznesit, ky është një qiell i dobishëm.
Luani-Kjo është një periudhë e artë kështu që nëse nuk keni marrë ende konfirmime për punën tuaj, prisni ato. Vetëm Jupiteri kundër sjell disa probleme në nivel familjar.
Virgjëresha-Sot hëna është përballë, prandaj vëmendje maksimale në marrëdhëniet me të tjerët. Suksesi juaj, megjithatë, mbetet i fortë, por ka vetëm pak më shumë lodhje dhe disa ngjarje të papritura. Muajt e parë të 2024-ës do të jenë të rëndësishëm.
Peshorja-Kur ka yje bashkëfajtor ju rikuperoni, qoftë edhe në nivel fizik. Jeni më optimistë dhe keni një dëshirë të madhe për të bërë gjëra. Shumë prej jush po kërkojnë atë qetësi që mungonte në fillim të vitit. Afërdita në shenjë ndihmon në dashuri.
Akrepi-Këto janë ditë të dobishme për t’u rikthyer në lojë. Mos u paragjykoni ndaj dashurisë ose mos u bëni shumë kritikë ndaj vetes. Çdo gjë që lind në këto ditë do të ketë jetë të gjatë. Shfrytëzoni mundësitë.
Shigjetari-Kjo ditë për ju nis qetë.Nuk jeni mësuar me rutinën dhe duket aikur po zhyteni aty brenda.Filloni të lëvizni gurët tuaja sepse do ta gjeni veten të bllokuar.
Bricjapi-kushtojini vëmendje kësaj hëne të kundërt e cila sjell momente tensioni qoftë edhe krejtësisht të përkohshme. Ky është një qiell që mbetet interesant për ju ndaj mos bini në provokime të kota.
Ujori-Për ju paratë nuk janë prioritet, por me Jupiterin kundër jush për disa kohë do të ishte më mirë të kurseni. Mundohuni t’i jepni përparësi ndjenjave në këtë ditë dhe mos mendoni vetëm për punën.
Peshqit-Në disa ditë të ruash qetësinë nuk është e lehtë dhe kjo është një prej tyre. Jeni nervoz për një projekt që nuk po shkon siç do të dëshironit, por mos u dekurajoni. Rikuperimi është afër dhe në dashuri, dhjetori do të sjellë emocione të mëdha.