Kryefjala Logo

Horoskopi i datës 16 qershor 2021

16 Qershor, 2021 | 8:32 am

Dashi

Nëse me partnerin është krijuar pak tension, mos e vononi çështjen për ta sqaruar. Përfitoni nga mbështetja që ju garanton familja, për të përmbushur zgjedhjet që do të bëni.

Demi

Do të merreni të promovoni një projekt të punës, tek i cili keni shumë pritshmëri. Gjasat janë që të dalë me sukses.

Binjakët

Për shkak të veprimit të Hënës, dita do të jetë disi e vështirë. Në dashuri do të jeni pak jashtë ritmi. Asgjë për t’u shqetësuar, por dëshira për t’u larguar nuk e favorizon mirëkuptimin.

Gaforrja

Kujdes me rruget dhe vonesat sepse nje plan rrezikon t’ju deshtoje. Por mos u dekurajoni, pasi keni mundësi të gjeni zgjidhje më të mira akoma! Organizoni një udhëtim, sepse do të bëjë që të krijoni kontakte interesante me persona të panjohur.

Luani

Nëse ndiheni të kushtëzuar nga kërkesat dhe gjykimet e një familjari, vërini vetes objektiv që të liroheni për të marrë vendime,do të zbuloni se kështu do të ndiheni mirë.

Virgjëresha

Takimi me dikë që nuk e keni parë prej shumë kohësh do të bëjë që të ndizet një flakë e vjetër pasioni.

Peshorja

Jeni të hapur për bashkëpunime dhe të gatshëm të jepni ide të reja. Do të dini të vlerësoni plotësisht personin që ju rri përkrah dhe t’i kushtoni vëmendjen e duhur.

Akrep

Është e kotë të prisni ndryshime në punë. Jeni ju që duhet të bëni diçka për t’u ngritur në detyrë. Nuk mund t’ia lëni më rastësisë.

Shigjetari

Tregohuni pak me te dashur ndonjehere. Padyshim do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Mos e harroni, ndërhyrja e një familjari në punët tuaja do t’ju nervozojë disi, por nuk keni çfarë bëni.

Bricjapi

Për shkak të Venusit, çështje të zemrës mund t’ju bëjnë që të lini pas dore punën. Por Saturni ju tërheq vëmendjen dhe ju shtyn të keni përqendrim dhe qartësi në mendime.Largohuni nga njerëz që nuk bëjnë për ju.

Ujori

Loja e dashurisë do t’ju shtyjë të gënjeheni disi,prandaj përpiquni të jini më të çlirët kur nuk i kuptoni gjërat nga këndvështrimi i dikujt tjetër.

Peshqit

Nëse keni ndonjë ide të bukur që ju shkon ndërmend, vëreni në veprim se do t’ja dilni mësë miri.Nëse do të ketë fërkime brenda familjes, largojuni duke e kaluar me sportivitet.

Të ngjashme