Lifestyle
Horoskopi i astrologut Paolo Fox vjen i freskët për këto shenja
2 javë më parë


Dashi-Nëse jeni beqar, është koha të dilni dhe të bëni lëvizjen e parë. Në punë bëni kujdes të mos e mbushni veten me aktivitete dhe gjëra për të bërë.
Demi-Në këtë periudhë nuk jeni aq të hapur ndaj dashurisë por mos u mbyllni shumë. Në punë gjithçka duket më e vështirë se zakonisht por shumë shpejt do arrini të gjeni një ekuilibër.
Binjakët-Çfarë nevoje të madhe për dashuri që keni.. Mundohuni të gjeni personin e duhur për të ndarë momente të veçanta. Kënaqësia vjen në punë.
Gaforrja-Kjo ditë është veçanërisht e lodhshme nga pikëpamja emocionale, por mos u shqetësoni, do të përmirësohet së shpejti. Në punë, kushtojini vëmendje shpenzimeve të shumta.
Luani-Nëse je beqar do të ishte më mirë të përfshiheshe sërish dhe të biesh në sy para të gjithëve për partnerin e shkëlqyer që di të jesh. Në punë, kushtojini vëmendje kë do të zgjidhni për partnerë.
Virgjt-Sot është një ditë ideale për ndjenjat. Në punë tashmë jeni duke zhvilluar projekte të reja ndaj vazhdoni kështu.
Peshorja-Do të ishte më mirë të mos bëni shumë gjëra sot sepse lodhja është vërtet e madhe. Merrni një moment për t’u çlodhur dhe ndaloni polemikat në punë.
Akrepi-Ka nervozizëm në ajër, por do të arrini ta kapërceni këtë moment krize në dashuri. Në punë qëndroni larg atyre që ju heqin energjinë.
Shigjetari-Dita e sotme sjell emocione të mira edhe nëse pasditja do të jetë më e mirë se mëngjesi. Në punë mund të ketë përplasje por mos u përfshini shumë.
Bricjapi-Kjo ditë fillon me pak dyshime në zemër por tashmë nga orët e pasdites do të bëhet më mirë. Projektet e reja vijnë në punë për t’u kapur menjëherë.
Ujori-Kushtojini vëmendje lajmeve në dashuri sepse ato mund t’ju ndryshojnë ditën për mirë. Në punë, hapuni ndaj të ndryshmeve.
Peshqit-Kini kujdes sepse ndjenjat në ditët e fundit kanë filluar të krijojnë një shqetësim. Në punë është momenti i duhur për të bërë propozime.