Lifestyle
Horoskopi i astrologut Paolo Fox për ditën e sotme
11 Gusht, 2022 | 12:25 pm
Dashi-Bëhuni gati për këtë fundjavë që do jetë plot emocione.
Në punë ndaloni paranojën, vendoseni veten në një humor pushimi sepse ka gjithnjë e më pak kohë .
Demi-Dashuria mund të jetë më mirë, por tani për tani duhet të kënaqeni me të.
Në punë ka ende shumë gjëra për të bërë, por mos përhapni panik.
Binjakët-Mund të jeni duke përjetuar një kohë stresuese, por duhet të gjeni forcën dhe durimin për të dalë prej saj.
Kënaqësia vjen në punë, jo më ankesa.
Gaforrja-Surprizat e bukura vijnë në dashuri prandaj lëre veten të pushtohesh nga emocionet.
Në punë po i arrini objektivat, ndodheni në rrugën e duhur, vazhdoni kështu.
Luani-Çdo gjë po shkon mirë në punë edhe nëse ke pasur pak dhimbje koke kohet e fundit.
Dashurinë, po e neglizhoni pak, ndaj kthehuni te kaloni kohë me njeriun tuaj.
Virgjëresha-Sot është një ditë për t’iu përkushtuar vetes dhe gjërave që ju pëlqejnë.
Planifikoni diçka të këndshme për të bërë me partnerin tuaj.
Peshorja-Kënaqësitë e bukura vijnë në dashuri ndaj shijoni këtë moment lumturie duke larguar mendimet e këqija. Kaloni kohë me miqtë dhe të dashurit.
Akrepi-Kjo nuk është koha juaj më e mirë, por mos harroni se sa larg keni arritur deri tani.
Mos e humbisni dëshirën për të bërë dalje me miqtë.
Shigjetari-Duhet të rrethoheni me njerëz pozitivë dhe largohuni nga të gjithë ata që ju bëjnë të trishtuar.
Në punë po vijnë lajme të mira për rritjen tuaj profesionale.
Bricjapi-Ndaloni ankthin dhe stresin, përpiquni të jeni më pozitivë dhe mos fajësoni gjithmonë të tjerët.
Në punë duhet të kuptoni tani se çfarë doni të bëni.
Ujori-Gjërat janë shumë mirë në jetën private kështu që mos u shqetësoni për gjërat e vogla.
Në punë ka ende çështje për t’u zgjidhur por shumë shpejt do t’ia arrini.
Peshqit-Përpiquni të mos e fajësoni shumë veten pasi ju jeni punëtore nga natyra, por duhet të merrni më shumë momente për veten tuaj dhe të keni kujdes nga ndonjë mik i rremë që mund t’ju tradhtojë.