Kryefjala Logo

Historia e 25 vjeçares,alergjike nga uji:”Pi vetëm qumësht dhe lahem çdo 2 muaj”

7 Tetor, 2023 | 1:11 pm

“Nëse do të bëja dush, do të merrja plagë të mëdha në trup dhe skalpi i kokës mund të më rrjedhë gjak”. Tessa Hansen-Smith, një vajzë 25-vjeçare që jeton në Fresno, në shtetin e Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara, e përshkruan kështu gjendjen e saj të veçantë.

Që kur isha 8 vjeç, Tessa ka vuajtur nga një alergji shumë e rrallë, urtikaria akuagjenike: nëse bie në kontakt me ujin, shkakton plagë dhe skuqje të lëkurës, të shkaktuara edhe nga djersa ose lotët e saj.

Është një sëmundje shumë e rrallë: vlerësohet se në botë janë më pak se 250 persona të prekur nga kjo formë alergjike dhe që në veçanti gratë vuajnë nga ajo (edhe nëse nuk i prek vetëm ato).

E para që e kuptoi sëmundjen e veçantë të vajzës do të kishte qenë nëna e saj, Dr. Karen

Hansen-Smith, mjeke e përgjithshme.

“U ndjeva pak fajtore si nënë që nuk e kuptova menjëherë, kur pashë vajzën time duke dalë nga dushi me ato skuqje, se ishte një problem i ujit”, tha nëna e Tessa-s.

Tessa foli edhe për vështirësitë e saj në të ngrënë: nëse pi ujë ose ha ushqime të pasura me ujë, thotë se ndjen një ndjesi djegieje, për këtë arsye pi kryesisht qumësht, ushqim në të cilin uji balancohet nga yndyrat dhe proteinat.

25-vjeçarja ka gjetur një zgjidhje edhe për sa i përket higjienës personale. Në Instagram ajo shpjegoi se bën dush shumë rrallë, çdo 2-4 muaj.

“Dushi për më shumë se pesë minuta nuk është për mua ajo eksperiencë relaksuese për të cilën flasin të gjithë, pasi duhet të shmang të fikët nga hiperventilimi ndërsa uji më rrjedh mbi trup”, tha vajza.

Tessa tha gjithashtu se si njerëzit shpesh nuk e besojnë gjendjen e saj dhe përpiqen të shohin nëse ajo që thotë është e vërtetë apo jo, siç ndodhi disa kohë më parë, kur ajo ishte ende në universitet: “Kur u thashë kolegëve të mi, disa prej tyre më hodhën ujë me qëllim, të tjerët më hodhën kubikë akulli”

Të ngjashme