Lifestyle
Histori të vërteta:Njihuni me prindërit më të rinj në botë
24 Gusht, 2021 | 12:38 pm
1-Në moshën kur fëmija juaj do të shkonte në shkollë, Lina Medina u bë nënë. Lina ishte vetëm 5 vjeç e gjysmë kur lindi një fëmijë në 14 maj të vitit 1939. Sigurisht asnjë prind nuk mund ta mendojë këtë, ndaj edhe prindërit e Linës e çuan atë tek mjeku, përmes të cilit zbuluan një rritje të pazakontë të barkut të saj. Në fillim ata menduan se bëhej fjalë për një tumor, por ata u shokuan kur mësuan se vajza e tyre ishte 7 muajshe shtatzënë. Babai i saj u arrestua, por më vonë u zbulua se ai nuk kishte të bënte fare me këtë histori. Që nga dita kur lindi e deri më sot, asgjë nuk dihet për babain e fëmijës së Linës.
2-Tia Davies është një nga rastet më ekstreme. Ajo është vajza e dy prindërve adoleshentë, që e lindën atë kur ishin 15 vjeç, ndërkohë që ajo vetë duke ndjekur hapat e prindërve u bë nënë në moshën 14-vjeçare. Ajo dhe i dashuri i saj, e pranuan fëmijën e tyre duke e bërë kështu babain e Tia Davies gjyshin më të ri në Britani.
3-Tragjedia e Alleshia Gregson është se ajo mbeti shtatzënë në moshën 12-vjeçare nga një djalë i panjohur. Ajo e ruajti sekret derisa hyri në punë dhe e lindi vetë djalin e saj. Një vit më vonë, ajo mbeti sërish shtatzënë dhe lindi një tjetër fëmijë në moshën 15-vjeçare. Urojmë të mos dëgjojmë për një të tretë!