Kryefjala Logo

Herën tjetër fitoni çdo argument me metodën e filozofit të famshëm

2 Qershor, 2022 | 11:25 am

Shpesh gjendemi përballë argumenteve që dashur pa dashur janë pjesë e jetës të debatosh dhe të mbrosh idetë e tua.

Në familje,punë,shoqëri dhe dashuri,në një moment do t’ju duhet të argumentoni pse-në tuaj.

Ka njerëz që me çdo kush duan të fitojnë në një debat dhe zakonisht sipas studimeve janë personat injorantë ata që ‘shesin’ mençuri të madhe.

Ju mund të bëheni më të zgjuar se kaq duke përdorur metodën e lashtë të Sokratit.

Ju tregojmë më shumë për çfarë po flasim:

Metoda Sokratit është një mashtrim 2000-vjeçar që me siguri do t’ju ndihmojë të fitoni disa argumente.

Është përdorur nga Sokrati dhe emri ndaj i ka mbetur kështu,”Metoda e Sokratit”
Sokrati ishte një filozof i lashtë grek dhe metoda e tij ishte pak më ndryshe.
Ai bënte pyetje pas pyetjeve nga studentët e tij gjatë të gjitha diskutimeve.

Për shkak të pyetjes mbi pyetje, studentët do të mbingarkoheshin përfundimisht dhe do të bënin lehtësisht disa vërejtje vetë-kontradiktore.

Kjo metodë dëshmon se ekziston një gabim në argumentin e parë të të gjithëve.
Si pasojë bën që të gjitha argumentet e para mbeten vetëm supozime.

Ne i bëjmë këto supozime bazuar në perceptimet tona dhe meqë njerëz të ndryshëm e shohin botën ndryshe, të gjitha supozimet i bie të jenë të ndryshme.

Ndaj edhe pikëpamjet tona ndryshojnë nga pikëpamjet e dikujt tjetër edhe pse ne nuk e pranojmë ndryshimin në ligjërim.
Gjithçka duam është një ngjashmëri.

Prandaj ne kemi nevojë për Metodën Sokratike që është vlerësuar shumë mirë në mesin e komuniteteve të arsimuara për një kohë kaq të gjatë.

Kjo metodë konsiston në përdorimin e vazhdueshëm të pyetjeve për të ekspozuar linjën kryesore të mendimit.

Kjo metodë ju ndihmon që personi tjetër të shohë këndvështrimin tuaj pa nxitur konflikt dhe të kuptojë se ka mënyra të tjera për t’iu afruar problemit dhe se ato mënyra janë po aq të pranueshme sa mënyra se si sugjeron personi përballë me të cilin po argumenton.

Të ngjashme