Lifestyle
Grupi i shenjave të horoskopit që janë mjeshtër të hakmarrjes
2 vite më parë

Pavarsisht nga sa lëndohemi nga dikush,jo të gjithë njerëzit veprojnë njësoj.
Disa vendosin të largohen në qetësi dhe të tjerë bëjnë plane për tu hakmarrë .
Sot kemi përzgjedhur dy shenjat më hakmarrëse në horoskop ndaj nëse mendoni të bëni diçka kundër tyre,përgatituni për pasojat.
1.Gaforrja
Në shikim të parë mund të duket i qetë, i ndjeshëm madje dhe i pafajshëm por kujdes,ata falin dhe tolerojnë gjatë ama nëse ju përsërisni në vazhdimsi të njëjtat gabime,përgatituni për hakmarrjen e tyre.
Gaforres nuk i pëlqen t’ja marrin dashurinë dhe tolerancën për dobësi.
Bëk sikur nuk po kupton asgjë por ruan gjithçka dhe në momentin që ti më pak e pret,njësoj si një gaforre uji të pickon!
2.Virgjëresha
Një shenjë shumë e mirë,e çmueshme,e mrekullueshme dhe gjithçka tjetër,por na besoni kur ju themi se një Virgjëreshë di shumë mirë si t’jua kthejë jetën në një makth.
Një Virgjëreshë hakmerret me zgjuarsi,ajo kapet në detaje dhe fillon sulmin psikologjik ndaj jush.
Pasi ju sfilit mendërisht,ju jep goditjen finale.
Vetëm aty gjen paqen me veten sërisht.